Për ju nëna që keni dy fëmijë dhe punoni me orar të plotë…
Hulumtimet e reja kanë zbuluar se nënat të cilat kanë dy fëmijë dhe një punë me orar të plotë kanë dukshëm nivele më të rritura të stresit. Ekipi i hulumtuesve anglezë ka analizuar të dhënat e më shumë se 6,000 individëve. Ata kanë marrë informacione të ndryshme, duke përfshirë jetën profesionale të pjesëmarrësve, nivelet e hormoneve, shtypjen e gjakut dhe përvojat me stresin.
Sipas zbulimeve të tyre, stresi kronik ishte 40% më i lartë tek gratë që kanë dy fëmijë dhe janë duke bërë punë me orar të plotë. Simptomat e stresit kronik përfshijnë rritim, ankth, depresion, dhimbje koke dhe pagjumësi. Një sasi e mjaftueshme e vitaminës D në gjakun e nënës ka një efekt të favorshëm në zhvillimin më të mirë të trurit të fetusit, sipas të dhënave kërkimore të një grupi shkencëtarësh nga disa universitete amerikane. Studiuesit krahasuan informacionin mbi nivelet e vitaminës D në gjakun e më shumë se 1.500 grave amerikane që ishin në tremujorin e dytë të shtatzënisë dhe rezultatet e testeve të inteligjencës së fëmijëve të tyre midis moshës katër dhe gjashtë vjeç.