Mjekja personale e Angelina Jolie ndan disa këshilla të rëndësishme rreth kancerit të gjirit!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mjekja personale e Angelina Jolie ndan disa këshilla të rëndësishme rreth kancerit të gjirit!

Në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, kirurgia Kristi Funk, themeluesja e Qendrës së gjirit “Pink Lotus”, e njohur gjithashtu si mjekja personale e yllit hollivudian Angelina Jolie, ka shpërndarë disa këshilla të rëndësishme mbi dietën dhe mënyrën e jetesës për të parandaluar kancerin e gjirit.

Doktoresha Funk sqaron para së gjithash se sipas një studimi të fundit mamografia 3-D është 34% më shumë efikase në zbulimin e kancerit të gjirit krahasuar me atë 2-D. Kanceri fshihet gjithmonë nga indet e dendura të gjirit, ndaj mamografia 3-D ndihmon doktorët për të siguruar një pamje më të qartë se çfarë po ndodh.

Lidhur me regjimin ushqimor, Funk tregon se duhet të konsumoni çdo ditë perime të familjes së lakrës. Këtu përfshihet lulelakra, brokoli, kale dhe lakra që janë të gjitha të jashtëzakonshme për shëndetin e gjirit. Konsumoni fruta pylli të pasura në antioksidantë. Luleshtrydhet, boronicat, manaferrat janë të gjitha të pasura në antioksidantë dhe lëndë ushqyese. Këto fruta pylli luftojnë radikalet dhe parandalojnë shumimin e qelizave kancerogjene.

Përdoreni më shumë shafranin e Indisë. Shafrani i Indisë është një “super-ushqim” për shëndetin e gjirit. Mjekja Funk rekomandon që ta shtoni atë në lëngje të ndryshme. Konsumoni më shumë nga një Gooseberry. Ky frut, që shitet së shumti si “pluhuri AMLA”, ka përmbajtjen më të lartë të antioksiduesve.

Kërpudhat janë gjithashtu një burim i mirë i lëndëve ushqyese kur bëhet fjalë për parandalimin e kancerit. Konsumoni më shumë produkte të sojës. Për vite me radhë, mjekët, përfshirë edhe Funk, u kanë kërkuar pacienteve me kancer gjiri të shmangnin sojën. Por që nga viti 2009, studimet e reja kanë treguar përfitimet mbresëlënëse të produkteve të sojës, përfshirë tofun, qumështin e sojës etj në parandalimin e kancerit të gjirit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65817 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE