Pas takimit me të atin, shqiptarja në “Grande Fratello” braktis në mes garën

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pas takimit me të atin, shqiptarja në “Grande Fratello” braktis në mes garën

Heidi Baci shqiptarja që u bë pjesë e “Grande Fratello” ka lënë në mes garën pas takimit që zhvilloi gjatë spektaklit me babanë e saj.

I ati ishte kundër afrimitetit të së bijës me Massimiliano Varrese një tjetër konkurent në Grande Fratello dhe i kërkoi asaj të kthehej në shtëpi.

“Mami është e sëmurë, ai është plak dhe të keqtrajton. Eja me mua.Unë nuk të njoh më dhe nuk të shoh më siç ishe më parë. Ti më dukesh si një person tjetër. Nuk ke mundur të krijosh një mur me një person që të vuri nën presion”, tha Genti, babai i Heidit.

Ai më tej shtoi se nëna e saj nuk e ka ndjekur më dhe nuk e ka mbështetjen e saj në këtë rrugëtim. “Nëna nuk të ka parë më që nga ai moment. Nuk lejoj njeri të sillet keq me vajzën time dhe ti e di.

Nuk lejoj njeri të shkelë dinjitetin tënd. I kam premtuar mamit se do të çoj në shtëpi sonte sepse ti nuk mund ta nënvlerësosh gjendjen e saj shëndetësore”, vijoi babai i konkurrentes.

Pas këtij momenti Heidi i kërkoi ndjesë të atit dhe la shtëpinë e famshme duke i thënë produksionit se e kishte marrë këtë vendim për arsye personale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65764 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE