Shtyhet seanca e gjykimit në themel për Belerin, gjyqtarja e re kërkoi një javë kohë për t’u njohur me dosjen!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Shtyhet seanca e gjykimit në themel për Belerin, gjyqtarja e re kërkoi një javë kohë për t’u njohur me dosjen!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/10//shtyhet-seanca-e-gjykimit-ne-themel-per-belerin-gjyqtarja-e-re-kerkoi-nje-jave-kohe-per-tu-njohur-me-dosjen.jpg)
Seanca e parë e gjykimit në themel për Fredi Belerin u shty.
Kjo për shkak se gjyqtarja e re e caktuar, kërkoi një javë kohë për t’u njohur më shumë me dosjen.
Më herët burime të sigurta për TCH, konfirmuan se Gjykata që do të pranojë kërkesa për dorëheqjen e Etleva Dedës, që është zëvendësuar nga Flora Hajredinaj, që do të thotë se trupa gjyqësore plotësohet me tre gjyqtarë, dhe kështu karta mund të hapet në procesin e themelit, në këtë seancë që konsiderohet seanca numër një.
Seanca e kaluar dështoi edhe për shkak të kërkesave të gjyqtares Deda e cila kërkohej të largohej nga trupat gjyqësore.
Prej 14 shtatorit, procesi për Belerin nuk është hapur ende. As SPAK as avokatët e Fredi Belerit nuk kanë dëgjuar provat e Prokurorisë nga njëra anë por dhe mbi pafajësinë që këmbëngul kryebashkiaku i Himarës, i zgjedhur por ende jo i betuar në detyrë.
Ai ka depozituar një kërkesë në Gjykatën e Lartë ku kërkon të betohet dhe të njihet dhe të shkojë në krye të detyrës.
Fredi Beleri akuzohet për korrupsion zgjedhor, ku pagoi një qytetar i cili dëshmoi se mori para dhe ia dha qytetarëve në këmbim të votave. Beteja do të vazhdojë e fortë dhe nën syrin e diplomacisë grekëve që kanë qenë të pranishëm në çdo seancë.