Nga bota e aktrimit në botën e spektaklit, ja si ka ndryshuar jeta profesionale e aktorit të mirënjohur Elvis Pupa!

vovalbania October 17, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nga bota e aktrimit në botën e spektaklit, ja si ka ndryshuar jeta profesionale e aktorit të mirënjohur Elvis Pupa!

I ftuar në emisionin “Ndryshe” ka qenë aktori i mirënjohur Elvis Pupa. Ai foli më shumë rreth karrierës së tij, ku së fundmii është shkëputur nga aktrimi dhe është bërë pjesë e disa spektakleve të njohur si “Big Brother Vip Albania 2” dhe “Dancing With The Stars Albania 2”…

Elvis Pupa ka disa vite që është rikthyer në Shqipëri, si ka qenë jetesa e tij këtu?

Më ka lodhur shumë. Është ai huqi që kemi ne shqiptarët që sa herë takohemi, ta thithin energjinë e ankohen. Edhe njerëzit jashtë kanë halle, por nuk t’i tregojnë. Kanë kredi e gjëra, por nuk i tregojnë, i zgjidhin vetë.

Përse e ka lënë Pupa aktrimin?

E lashë, sepse thashë “Boll, le të filloj një zanat tjetër”. Kam qejf ta bëj për qejf, mos ta bëj si punë primare. Profesion është ai, por mos ta bëj primare nga ku i marr të ardhurat. Të ardhurat merren nga punë tjetër që nuk ka lidhje me artin, kurse artin për qejf, sepse kam përshtypjen që është e vetmja formë. E kam pasion, por duke qenë profesion, dua që energjia e koha që unë shpenzoj të më konvertohet e të më kthehet mbrapsht. E kemi kaluar atë moshën kur i bënim gjërat thjesht për qejf. Nuk dua të jem heroi i popullit, dua të jem heroi i familjes. 

Sipas mendimit të tij, a ka bërë zgjedhjen e duhur Elvis Pupa për tu futur në shtëpinë e “BBV”?

Shumë mirë. Atje ka qenë jeta më e qetë, kurse këtu direkt pas pesë vitesh në qetësi totale, ishin aty 16 vetë. Unë kam bërë daljen më të lezetshme. Atë natë nuk më nominoi njeri, kisha një avantazh në lojë dhe në fund dola. E kisha vendosur. 

Po për faktin që ai është bërë së fundmi konkurrent në spektaktin e “DWTS”, si është kjo eksperiencë për të?

Kam menduar që kam bërë mirë që kam hyrë, por prap duhet ë jetë çështje moshe. Me shumë mundësi do të kem rënë unë. Unë faktikisht qëndrova, sepse kisha disa projektet e mia dhe thashë ndërkohë po bëj edhe DWTS. Problemi është që mua nuk po më del koha për të bërë ato projektet që kisha në plan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE