9 zakonet që përdorin gënjeshtarët për t’ju manipuluar

vovalbania October 19, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
9 zakonet që përdorin gënjeshtarët për t’ju manipuluar

Kur e vërteta është e hidhur, shumë njerëz mundohen që të largohen me stil nga bisedat, të fshehin detaje apo thjesht të gënjejnë për ta bërë të besueshëm versionin e tyre.

Mund të jenë diskutime nga më të ndryshmet, për punën, familjen, shoqërinë apo projektet, por ata që gënjejnë kanë taktika të tjera.

Sipas psikologëve, gënjeshtarët kanë disa zakone që i përdorin në çdo situatë për të manipuluar njerëzit dhe për t’u bërë të besueshëm.

#1 Sillen si manipulues natyralë

Gënjeshtarët nuk bëhen nervozë kur duan të manipulojnë të tjerët, përkundrazi, ata janë të sigurt dhe dominues.

#2 Janë aktorë të mirë

Këta persona me shumë mjeshtëri dinë si të dalin në skenë dhe të luajnë rolin e personave të ndershëm si profesionistë.

#3 Shtiren emocionalisht

Pavarësisht nëse shprehin lumturi, habi, trishtim apo përbuzje, gënjeshtarët mund të rrudhin vetullat ose të mërziten në situata të caktuara, si për të treguar që janë të përfshirë emocionalisht.

#4 Janë të përgatitur për gënjeshtrën

Ata bëjnë prova dhe i planifikojnë. Një bisedë e përgatitur mirë e bën një gënjeshtër të duket e natyrshme dhe pa kontradikta.

#5 Flasin pak dhe aq sa duhet

Sa më shumë që një person flet, aq më shumë detaje jep dhe kjo e fsheh gënjeshtrën.

#6 Janë krijues

Shpesh ne nuk e dimë pyetjen që na bëhet, pra si rrjedhojë edhe përgjigjen që do të japim. Gënjeshtarët kanë aftësi për të krijuar një version realist, por të rremë të realitetit për ta bërë të besueshëm

#7 Mendojnë shpejt

Njerëzit që marrin shumë kohë për t’u përgjigjur nuk duken të besueshëm, ndaj ata që thonë gënjeshtra janë të shpejtë dhe direkt.

#8 Kanë kujtesë të mirë

Gënjeshtarët kanë strategji në mënyrën si i rindërtojnë historitë, madje identike sepse kanë memorie të fortë.

#9 Janë dëgjues të mirë

Kanë durim dhe vëmendje për të marrë çdo detaj nga historitë që dëgjojnë, madje dinë si të arrijnë me sukses qëllimet e tyre kur duan të përfshihen për të thënë gënjeshtrat e radhës.

Burimi: CNBC

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE