KEDS heq kufizimet e energjisë elektrike në Kosovë

vovalbania September 01, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
KEDS heq kufizimet e energjisë elektrike në Kosovë

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike të Kosovës (KEDS), ka hequr kufizimet e energjisë elektrike, pas kthimit në funksion të blloqeve B2 dhe A3.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka bërë të ditur më 1 shtator se ka përfunduar remontin në këto blloqe dhe të dyja tani prodhojnë rrymë rreth 390 megavat në orë.

“Aktualisht, KEK ka në funksion të prodhimit katër blloqe: A3, A4, B1 dhe B2, të cilat në total prodhojnë afro 800 megavat në orë”, është në njoftim.

Si KEDS, ashtu edhe Ministria e Ekonomisë, u kanë bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë rrymën.

Autoritetet në Kosovë kanë paralajmëruar dimër të vështirë, për shkak të krizës energjetike që ka përfshirë Evropën.

Edhe vitin e kaluar, Kosova është prekur nga kriza energjetike, andaj konsumatorët janë përballur me reduktime dhe shtrenjtim të tarifave.

Dy termocentralet në Obiliq, Kosova A dhe B mund të prodhojnë energji deri në 800 megavat në orë, kurse nevojat e konsumatorëve, gjatë dimrit, arrijnë deri në 1.300 megavat në orë.

Në Kosovë, rreth 94 për qind e energjisë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 nga burimet e ripërtërishme sikurse hidrocentralet, centralet me erë dhe panelet diellore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE