A mund të ndikojnë flokët e palarë në shfaqjen e akneve? Flet ekspertja!

vovalbania October 31, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A mund të ndikojnë flokët e palarë në shfaqjen e akneve? Flet ekspertja!

Shfaqja e akneve në fytyrë nuk është kurrë një gjë e këndshme. E keni menduar nëse flokët tuaj mund të shkaktojnë puçrra? Ekspertët thonë se po, mund të shkaktojnë puçrra. Portali “Mane Addicts” ka biseduar me parukieren e famshme Lisa Zogalis, nga Los-Angeles, lidhur me flokët e palara dhe shfaqjen e akneve. Ajo shprehet se:

Dalja e akneve për shkak të flokëve të pista nuk është një mit, mund të jetë padyshim shkaku kryesor. Flokët e yndyrshme, grumbullimi i produkteve të flokëve në këllëfin e jastëkut, ndotja nga faktorët e jashtëm dhe temperatura, të gjitha këto janë shkaktarë.

Njerëzit me flokë të gjatë mund të kenë edhe akne në shpinë, ndërsa ata me balluke mund të kenë akne në ballë. Zogalis këshillon që t’i lidhni flokët para se të shkoni në shtrat dhe t’i mbështillni me një shall ose fjongo. Kjo do të ndihmojë në parandalimin e ndotjes së këllëfit të jastëkut, e cila mund të jetë një shkak i drejtpërdrejtë i akneve dhe nëse mundeni, blini një këllëf jastëku mëndafshi. Jastëku i mëndafshtë bën mrekulli për flokët dhe lëkurën. Nëse do e provonit një herë, atëherë do e vinit re se sa e domosdoshme është për lëkurën tuaj.

Është një sekret shumë i vjetër bukurie. Mëndafshi mund të ndihmojë në mbajtjen e flokëve në gjendje të shkëlqyer Ndërkaq, një mënyrë e shkëlqyer për të trajtuar aknet është përdorimi i acideve yndyrore omega 3. Këto ‘yndyrna të mira’ mendohet se ndihmojnë në kontrollin e prodhimit të një molekule që rrit prodhimin e sebumit, i cili shkakton aknet inflamatore. Shtimi i më shumë ushqimeve që përmbajnë acide yndyrore omega 3 si avokado, fara liri, salmoni dhe arra në dietën tuaj mund të ndihmojë në pastrimin e akneve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE