Selena Gomez heq dorë nga rrjetet sociale!
Selena Gomez ka vendosur të shkëputet për disa kohë nga rrjetet sociale. Ditën e hënë, këngëtarja e njohur e hitit “Single Soon”, ka zbuluar përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, se do të shkëputet nga rrjetet sociale pasi po e përjeton tmerrsisht keq horrorin, urrejtjen dhe terrorin që po ndodh në botë.
“Njerëz që po torturohen dhe vriten ose urrejtja ndaj çdo grupi është e tmerrshme”, ka shkruar Selena, duke shtuar: “Të gjithë njerëzit duhet të mbrohen, veçanërisht fëmijët dhe kjo dhunë duhet të përfundojë për të mirën e të gjithëve”.
Me vjen shumë keq nëse fjalët e mia nuk do të jenë kurrë mjaftueshëm për të gjithë. Thjesht nuk mund të duroj dot që njerëzit lëndohen. E gjitha kjo më bën të ndihem keq. Do doja shumë ta ndryshoja botën. Por një post nuk do e ndryshojë.
Ylli i “Only Murders in the Building” e ka mbyllur postimin e saj, duke shkruar: “Me dashuri, Selena”.
Selena kujtoi se talljet e internetit për fotot që kapën plagët e saj nga operacioni i transplantit të veshkave në vitin 2017 dhe forma e saj që ndryshonte natyrshëm teksa filloi të hynte në mesin e të 20-ave. Duke folur për Fast Company, ish-ylli i Disney diskutoi presionin e jashtëzakonshëm që ndjeu për shkak të talljeve në internet, shkruan DailyMail.