Mot i paqëndrueshëm në vend, masa ajrore të lagështa!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si edhe me intervale me diell. Në orët e para të 24-orëshit e në orët e pasdites dhe të mbrëmjes nuk mungojnë reshje shiu të herëpas’hershme me intensitet te ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim e me shpejtësi mesatare 1-8 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
13/22
Re shi diell
Kukës
12/22
Re shi diell
Lezhë
11/20
Re shi diell
Dibër
9/18
Re shi diell
Durrës
14/26
Re shi diell
Tiranë
14/24
Re shi diell
Elbasan
14/25
Re shi diell
Berat
13/25
Re shi diell
Vlorë
13/23
Re shi diell
Korçë
10/20
Re shi diell
Gjirokastër
10/25
Re shi diell
Sarandë
15/22
Re shi diell