Konflikti për pronat në Kepin e Rodonit, lirohen Mark Frroku dhe 7 të arrestuarit e tjerë!

vovalbania November 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Konflikti për pronat në Kepin e Rodonit, lirohen Mark Frroku dhe 7 të arrestuarit e tjerë!

Lihen të lirë ish-deputeti Mark Frroku dhe shtatë personat e arrestuar pas konfliktit për pronat në Kepin e Rodonit. Gjykata e Durrësit vendosi lirimin e menjëhershëm e caktimin e masës “Detyrim paraqitjeje” për Mark Frrokun,  Martin Lazrin, Antonio Lazarin e Pal Dodën. E njëjta masë sigurie për banorët Ylli, Erjan e Orgito Reka, si dhe Bajram Kaçulin.

Në seancë, avokati i Provincës Françeskane Shqiptare, Sokol Dedndreaj, kundërshtoi prokurorin dhe kërkoi paligjshmërinë e arrestimit në flagrancë për tre klientët e tij, Mark Frrokun, Martin Lazrin e Antonio Lazarin. Po ashtu, kërkoi që atyre të mos i caktohet masë sigurimi.

Provinca Françeskane ka kontratë sipërmarrjeje me kompaninë AML Group, ku është ortak Mark Frroku. Personat e prezantuar si banorë të zonës goditën punonjësit e firmës, që ishin aty për të kryer detyrën.

Nuk qëndron akuza e ngritur për moskallëzim krimi dhe përkrahje të autorit të krimit, pasi ata qëndruan e dhanë dëshmitë përkatëse.

Në seancë, avokati vuri në dukje se Mark Frroku ishte në lokal e më pas u afrua duke vënë në dispozicion dokumentacionin e nevojshëm që mundëson rrethimin e pronës, bazuar në një leje të lëshuar në tetor të vitit të kaluar nga Bashkia e Durrësit.

Avokati i banorëve, Skënder Jaka:

Konflikti u acarua, por nuk është vetëgjyqësi, pasi kanë vepruar në mbrojtje të pronës së tyre.

Konflikti për pronat në bregdet agravoi pak ditë më parë duke çuar në përdorimin e armëve të zjarrit. Përfaqësues të Françeskanëve ishin duke rrethuar një pjesë toke për të kufizuar pronën e tyre, të cilën e kanë me certifikatë pronësie. Por, pronësinë e saj e pretendojnë edhe banorë të zonës.

Familja Kaçuli ka një tjetër certifikatë pronësie e ngre pretendimin se e ka fituar përmes ligjit 7501. Të dyja palët u përfshinë në një konflikt fizik, mes tyre dhe ish-deputeti Mark Frroku në rolin e sipërmarrësit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE