Deklarata e rëndë e opinionistes së BBVK për Gani Gërmia
vovalbania
November 03, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
“Prime” i “Big Brother VIP Kosova” mbrëmjen e sotme nisi me trazira, veçse këtë herë kjo erdhi si rezultat i një fraze të opinionistes Anita Haradinaj, e jo nga banorët, ashtu siç jemi mësuar.
Haradinaj e ka kritikuar Ganinë mbi sjelljet e tij ndaj Brikendës dhe banorëve të tjerë, derisa në një moment, situata doli jashtë kontrolli.
“O Gani, malin e ke marrë. Nuk dyshoj fare që me Brikendën ke vetëm raporte shoqërore, sepse Brikenda është kokrra e yllit, e ti nuk e di a e ke pa ndonjëherë veten në pasqyrë?”, ka qenë fraza që ngjalli shumë pakënaqësi brenda në shtëpi, por edhe në studio.
Pas kësaj deklarate Alaudin Hamiti ka kërkuar ndërprerjen e lidhjes ‘live’ me banorët brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.
https://lokimagazine.com/wp-content/uploads/2023/11/InShot_20231103_231147716.mp4