“Mendjemadh… nuk kishte lekë të më paguante”, ish-aktorja e Al Pazar reagon ashpër ndaj Agron Llakajt

vovalbania November 04, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Mendjemadh… nuk kishte lekë të më paguante”, ish-aktorja e Al Pazar reagon ashpër ndaj Agron Llakajt

Aktorja Eriselda Shllaku së fundmi ka qenë në emisionin ‘Glamour Zone’, ku ka bërë disa deklarata të papritura.

Ajo foli edhe për ndërprerjen e bashkëpunimit me aktorin e humorit Agron Llakaj.

Eriselda ka qenë pjesë e spektaklit ‘Al Pazar’ për një periudhë kohore, derisa u shpreh se Agroni e pushoi nga puna sepse nuk mund të përballonte pagesën e saj.

Eriselda shprehu dhe pakënaqësi të tjera ndaj aktorit të humorit Agron Llakaj.

“Dua të kujtoj bashkëpunimin me Agron Llakaj. Unë e kam vlerësuar si profesionist, dhe nga ekrani më është dukur natyrë e thjeshtë, popullor. Por në bashkëpunimin që kam patur me të, ai ka një ndjesi superioriteti ndaj të tjerëve. Unë mendoj që artisti duhet të jetë i thjesht, edhe kur është në pozicionin e një regjizori apo të drejtimit të një stafi. Më atë kam ndjerë një lloj mendjemadhësie. Komunikimi im me të ka qenë shumë korrekt, shumë brenda rregullave. Ndërkohë që në bashkëpunim artistik duhet të jemi më të hapur, më të ngrohtë me njëri-tjetrin, më miqësor.”

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE