Dikur mikesha, Soni Malaj injoron hapur Elvana Gjatën. Si reagon kur i përmendin emrin e saj
Këngëtarja Soni Malaj e ftuar në “Mos i bjer me top”, thumboi hapur në lidhje me koncertet që disa këngëtarë kanë mbajtur në kryeqytet, koncerte ku ajo nuk ka qenë e ftuar.
Ronaldo: Si ndihesh që Elvana, Noizy, etj. kanë bërë koncerte të mëdha në Tiranë…?
Soni: Ndoshta nuk je informuar por unë kam mbajtur në Sheshin Skënderbej.
Ronaldo: Nuk është se nuk më kanë informuar po përse nuk ka qenë Soni aty, se kemi parë edhe këngëtarë që nuk kanë pasur bashkëpunime me këngëtarët direkt.
Soni: Unë kam bërë koncerte live të mijat, pa ftuar asnjë. Kam preferuar që Sheshin Skënderbej ta mbush vetëm. Kam kënduar për një orë e gjysmë live dhe kam performuar me balerina 100% LIVE.
Ndërkohë në lojën me fotot e personazheve të njohur publik, teksa u përmend Elvana Gjata, reagimi i Sonit ishte shumë injorues, dhe nuk donte të jepte asnjë koment.
Soni: Këngëtare.. a po më jep fotot tjetër?
Kaq?
Soni: Po këngëtare ça bën rrep… aktore.
Po këngëtare e dimë që është na jep një koment.
Soni: Ky është komenti im, këngëtare dhe aktore.
Këngëtare shumë e mirë apo këngëtare?
Soni: Unë jam person që i bëj kritika dhe vetes sime imagjino të tjerëve pastaj…