Edhe kjo javë mbyllet me mot të keq në vend/Parashikimi për sot!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Edhe kjo javë mbyllet me mot të keq në vend/Parashikimi për sot!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/11//edhe-kjo-jave-mbyllet-me-mot-te-keq-ne-vend-parashikimi-per-sot.jpg)
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, si pasojë e masave ajrore të lagështa, me origjinë perëndimore. Deri në orët e pasdites, moti parashikohet me alternime vranësirash deri të dendura e kthjellime. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme, me intensitet të ulët e lokalisht me shtrëngata afatshkurtra.
Në orët e mbrëmjes dhe në orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme, përgjatë Ultësirës Perëndimore, parashikohen reshje në një periudhë të shkurtër kohore me intensitet mesatar e të lartë, në formën e rrebesheve dhe stuhive të forta.
Këto reshje do të shoqërohen me shkarkesa të forta elektrike e breshër, si dhe do të jenë problematike në një periudhë të shkurtër kohore. Në Alpe dhe në relievet e larta malore në verilindje, priten reshje të dobëta dëbore. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore, në orët e para të mëngjesit dhe ka shikim të reduktuar për shkak të reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim e me shpejtësi mesatare 1-7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina ka erë relativisht intensive dhe me shpejtësi 9-14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
11/19
Diell re shi
Kukës
6/11
Diell re shi
Lezhë
12/19
Diell re shi
Dibër
8/13
Diell re shi
Durrës
12/21
Diell re shi
Tiranë
13/22
Diell re shi
Elbasan
11/20
Diell re shi
Berat
11/22
Diell re shi
Vlorë
14/19
Diell re shi
Korçë
6/13
Diell re shi
Gjirokastër
11/15
Diell re shi
Sarandë
11/16
Diell re shi