Dalin para gjykatës edukatorja që i theu këmbën 3-vjeçares dhe nëna që braktisi foshnjën e porsalindur në bodrum, ja çfarë pritet
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Dalin para gjykatës edukatorja që i theu këmbën 3-vjeçares dhe nëna që braktisi foshnjën e porsalindur në bodrum, ja çfarë pritet](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/11//dalin-para-gjykates-edukatorja-qe-i-theu-kemben-3-vjecares-dhe-nena-qe-braktisi-foshnjen-e-porsalindur-ne-bodrum-ja-cfare-pritet.jpg)
Edukatorja Majlinda Dehim dhe 30-vjeçarja Egljanta Isufi do të paraqiten këtë të diel para gjykatës.
Dehima u arrestua pas kërkesës së prokurorisë dhe akuzohet se ka ushtruar dhunë në ambientet e kopshtit “Stinët” ndaj një vajze 3-vjeçare, duke i thyer këmbën kësaj të fundit.
Rasti u bë publik për mediat, pasi edhe pse prindërit bën më herët denoncimin, policia nuk kishte marrë asnjë masë.
Ndërkohë, Isufi e lindi foshnjën dhe e la në bodrumin e një pallati në Yzberisht ditën e mërkurë. Një ditë më pas i porsalinduri ndërroi jetë.
Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë dhe ka braktisur bebin ka qenë sepse nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj, pasi është e pamartuar.