Çfarë po ndodh me qeverinë britanike? Pas shkarkimit të Braverman, japin dorëheqjen dy ministra!

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Çfarë po ndodh me qeverinë britanike? Pas shkarkimit të Braverman, japin dorëheqjen dy ministra!

Ndryshime në qeverinë britanike. Kryeministri i Britanisë së Madhe është duke bërë një riorganizim të kabinetit të tij qeverisës. Pas shkarkimit të Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, dy ministra të kabinetit qeveritar kanë dhënë dorëheqje.

Sky News raporton se tani ka dhënë dorëheqje ministri i Arsimit, Nick Gibb, e po ashtu ka kërkuar të largohet edhe ministri i Shëndetësisë, Neil O’Brien. Në një postim në X, i njohur më parë si Twitter, Gibb shkroi: “Gjatë javëve të fundit kam diskutuar për marrjen e një roli diplomatik pas zgjedhjeve të përgjithshme. Për ta bërë këtë, i kam kërkuar kryeministrit nëse mund të largohem nga qeveria në riorganizim dhe ai ka rënë dakord”.

Gibb, i cili ka punuar për arsimin në qeveri për gati një dekadë, shtoi: “Ka qenë një privilegj të shërbeja si ministër. “Kam bërë fushatë për Rishi Sunak verën e kaluar dhe mbetem një mbështetës entuziast i udhëheqjes së kryeministrit.”. Ministri i Shëndetësisë, O’Brien shkroi: “Ka qenë një privilegj të shërbeja në Ministrinë e Shëndetësisë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65741 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE