Del VIDEO, Noizyn e godasin me karrige në kokë

vovalbania November 13, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Del VIDEO, Noizyn e godasin me karrige në kokë

Disa javë më parë, Noizy bëri një postim në rrjetet sociale, duke u shfaqur me gjak në kokë dhe sigurisht që kjo foto e këngëtarit shqetësoi fansat në atë kohë.

Pas shumë aludimeve lidhur me atë postim, më në fund Noizy konfirmoi se do të ishte pjesë e një filmi.

Pas këtij postimi, një tjetër skenë është postuar në profilin e reperit të njohur, ku shihet teksa goditet me një karrige në kokë.

Ndërkohë që fillimisht ndjekësit e artistit janë trembur, ai ka sqaruar se në fakt është një sekuencë nga filmi që ai do të luajë.

“Nuk ka konkurrencë as këtu, ju premtoj”, shkruan Noizy, duke lënë kështu të nënkuptohet se reperi nuk do të zhgënjejë edhe në debutimin e tij si aktor.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64283 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE