Kryqi i Kuq i shqetësuar për kontrollet e ushtrisë izraelite në spitalin kryesor të Gazas!

vovalbania November 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryqi i Kuq i shqetësuar për kontrollet e ushtrisë izraelite në spitalin kryesor të Gazas!

Kryqi i Kuq po ngre alarmin lidhur me aktivitetet ushtarake izraelite në spitalin Shifa në Gaza. Në një deklaratë për agjencinë e lajmeve AFP, Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq thekson se duhen masa që të shmangen pasojat:

Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për ndikimin te personat e sëmurë dhe të plagosur, te stafi mjekësor dhe civilët. Duhet të merren të gjitha masat për të shmangur çdo pasojë!

Forcat izraelite bastisën spitalin më të madh të Gazës në orët e para të mëngjesit, ndërsa qindra pacientë, përfshirë foshnja të sapolindura, kanë mbetur me pak furnizime, përfshirë mungesën e energjisë elektrike. Spitali Shifa është kthyer në simbolin e vuajtjeve të civilëve palestinezë gjatë luftës mes Izraelit e Hamasit, grupit palestinez të shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian.

Izraeli po pretendon se Hamasi ka një qendër masive komanduese brenda dhe rreth spitalit Shifa, por nuk ofron prova për të konfirmuar këtë pretendim.  Disa orë para kontrolleve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës thanë edhe se Inteligjenca po sugjeron se Hamasi i ka përdorur Shifan e spitalet e tjera, si dhe tunelet poshtë tyre, për të mbështetur operacionet ushtarake e për të mbajtur pengjet.

Pjesa më e madhe e qindra mijëra njerëzve që jetojnë në qytetin e Gazas e në zonat përreth, ikën prej pjesës veriore të enklavës, pas disa javësh bombardimesh izraelite shumë intensive.

Shumë pak ndihmë ka mundur të depërtojë në zonat veriore, të cilat kanë mbetur pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm prej disa javësh tashmë.

Më shumë se 11 mijë e 200 vetë, dy të tretat e tyre gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza sipas të dhënave të autoriteteve shëndetësore palestineze dhe dy të tretat e 2.3 milion banorëve kanë ikur prej shtëpive të tyre.

Rreth 2 mijë e 700 janë raportuar të zhdukur. Pothuajse e gjithë popullsia e Gazës është tkurrur në jug, ku kushtet e jetesës janë duke u përkeqësuar çdo ditë e më shumë, me vazhdimin e bombardimeve.

Izraeli ka deklaruar se në kuadër të sulmeve në Gaza ka vrarë disa luftëtarë, përfshirë komandantë të rëndësishëm të Hamasit. Por, në ofensivën në Gaza janë vrarë 46 ushtarë izraelitë.

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE