Sulmuesi hap zjarr në spitalin psikiatrik para se të qëllohet për vdekje në SHBA !
Një sulmues ka vrarë mbrëmë rojën e sigurisë në hyrjen e spitalit psikiatrik të New Hampshire në SHBA, dhe vijoi të qëllonte ndaj kujtdo që i dilte përpara derisa u vra nga një oficer policie, njoftonin zyrtarët.
Ngjarja u arrit të kufizohej në zonën e hyrjes së spitalit, tha kreu i policisë vendase Mark Hall i cili shtonte se megjithë përpjekjet, viktima nuk u arrit të shpëtohej dhe humbi jetën më vonë në spitalin e Concord.
Viktima e sulmit u identifikua si ish-polici, oficer sigurie Bradley Haas, 63 vjeç.
Zyrtarët thanë se nuk pati rrezik për pacientët e spitalit dhe se eliminuesi i sulmuesit nuk u plagos.
Ende nuk janë publikuar të dhëna për sulmuesin apo motivimin e tij për sulmin e rëndë, çka zyrtarët thanë se do të bëjnë sot.
Episodi është akti më i fundit i dhunës në spitalet e SHBA që nuk po përballojnë kërcënimet në rritje kryesisht për çështje personale por dhe nga pakënaqësia e pacienteve per shërbimet e marra.
Disa janë më parë 18 njerëz u vranë dhe 13 u plagosën në një vrasje masive në shtetin fqinj të Maine.
Spitali psikiatrik i New Hampshire ndodhet në qendër të kryeqytetit dhe ka pranë shumë ndërtesa të agjencive shtetërore.
Kongesmenia demokrate Annie Kuster e quante ngjarjen “të tmerrshme” në një deklaratë dhe falënderonte organet e rendit për ndërhyrjen e shpejtë.