Prokuroria e Fierit sekuestron 37 pasuri krimi me vlerë 2.5 milion euro!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
Prokuroria e Fierit sekuestron 37 pasuri krimi me vlerë 2.5 milion euro!

Prokuroria e Fierit sekuestroi 37 pasuri me vlerë 2.5 milion euro të dy vëllezërve të përfshirë në veprimtarinë kriminale të lëndëve narkotike. Vendimi lidhet me pasuritë në zotërim të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë të shtetasve J.H e G.H, të cilat dyshohet se e kanë prejardhjen nga veprimtaria kriminale e trafikimit të lëndëve narkotike jashtë vendit.

Dy vëllezërit janë nën hetim për veprën penale, “Trafikim i narkotikëve” dhe ky procedim pasuror është regjistruar sipas ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Nga veprimet e shumta hetimore pasurore, shkëmbimin e informacionit me organet ligjzbatuese, kryerjen e ekspertimit kontabël, si dhe analizimin e të dhënave të administruara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka kërkuar në Gjykatë sekuestrimin e pasurive të paluajtshme e të luajtshme, llogarive bankare, shumave monetare dhe pasurive të shoqërive tregtare, etj, me vlerë mbi 2.5 milionë euro, të dyshuara me prejardhje nga veprimtaria kriminale të shtetasve J.H. e G.H..

Gjykata e Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe në vijim janë ngarkuar oficerët e policisë gjyqësore të shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Seksionit të Prokurorisë, si dhe Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara për ekzekutimin e vendimit gjyqësor.

Hetimet pasurore për këtë procedim pasuror vazhdojnë.

Më poshtë pasuritë e sekuestruara:

1. Pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 375.4 m², me vendodhje në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
2. Pasuri të llojit “bodrum garazh” me sipërfaqe 198.5m2 në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
3. Pasuri të llojit “bodrum garazh” me sipërfaqe 113m2 në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
4. Njësi tregtare “Magazinë” me sipërfaqe 1200 m2, në rrugën interurbane kryesore “Fier-Lushnjë”;
5. Pasuri e llojit “Papafingo”, me sipërfaqe totale 399.6 m², në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu”, Fier;
6. Pasuri e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 56.9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
7. Pasuri e llojit “Apartament”, me sipërfaqe totale 102 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skënderbeu” Fier;
8. Pasuri e llojit “Apartament”, 73.9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
9. Pasuri e llojit “Apartament”, 103.8 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
10. Pasuri e llojit “Apartament”, 73.9 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
11. Pasuri e llojit “Apartament”, 102 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu”, Fier;
12. Pasuri e llojit “Apartament”, 100.4 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
13. Pasuri e llojit “Apartament”, 78.7 m2, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
14. Pasuri e llojit “Apartament”, 100.4 m, në lagjen “Bishanak”, Rr. “Skëndërbeu” Fier;
15. Pasuri e llojit “Tokë Truall”, 1500 m2, km 12, rruga interurbane kryesore “Fier-Lushnje”;
16. Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1920m2, në Lushnjë;
17. Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1998 m2 në Lushnjë.
18. Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 607 m2, në Lushnjë;
19. Pasuri e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 893 m2, në Lushnjë;
20. Pasuria e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 935 m2, në Lushnjë;
21. Pasuria e llojit “Tokë Arë”, me sipërfaqe 1063 m2, në Lushnjë;
22. Pasuri lloji “Ullishte”, me sipërfaqe 3300 m2, në Kolonjë, Lushnjë;
23. Pasuri e luajtshme automjet “Mercedes-Benz” ML, model AMG, viti prodhimi 2011;
24. Pasuri e luajtshme automjet “Hyndai Avante”, viti prodhimi 2016;
25. Pasuri e luajtshme automjet “Hyndai Tucson”, viti prodhimi 2021;
26. Subjektit tregtar PF, me emër “Xh. H.”.
27. Subjekt tregtar PF,me emër “A.H.”, me objekt të veprimtarisë: “Palestër dhe Qëndër Estetike”.
28. Subjektit tregtar PF, me objekt të veprimtarisë “Fermë bujqësore”;
29. Subjektit tregtar “E.F”, me objekt të veprimtarisë: “Palestër, hapësirë për aktivitete të ndryshme sportive si dhe operacione tregtare me pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme;
30. 6  llogari bankare dhe shumave monetare në këto llogari, në total 97.150 euro dhe 1,575.142 lekë, në emër të shtetasve A.H., G.H., J.H., B.H. dhe subjektit “E.F.”sh.p.k., pranë dy bankave të nivelit të dytë në Shqipëri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE