Britania ka vendosur 1000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës!

vovalbania November 21, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Britania ka vendosur 1000 trupa shtesë në Lindjen e Mesme që nga fillimi i luftës!

Britania ka dislokuar 1000 trupa shtesë rreth Lindjes së Mesme që nga sulmi vdekjeprurës i Hamasit në Izrael më 7 tetor, tha të hënën ministri britanik James Heappey.

Ndërkohë ministry britanik i Mbrojtjes Grant Shapps konfirmoi gjithashtu se personeli i forcave të Mbretërisë së Bashkuar është zhvendosur në Tel Aviv në Izrael, si dhe në Bejrut dhe Jordani për të ndihmuar në mbrojtjen e ushtrisë britanike dhe civilëve në rajon.

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh ka deklaruar se janë drejt arritjes së një marrëveshje për armëpushim me Izraelin. Negociatat mes dy palëve janë zhvilluar në Katar, i cili po vepron si ndërmjetës.

Por, mbi këtë çështje deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Izraeli. Deklarata e liderit të Hamasait për armëpushim vjen pasi një zyrtar i lartë amerikan tha të hënën (20 nëntor) se një marrëveshje për lirimin e pengjeve të marra nga Izraeli gjatë sulmeve të Hamasit muajin e kaluar, në këmbim të pauzave në luftime, është “më afër se kurrë më parë”.

Sipas AFP, një marrëveshje paraprake mund të përfshijë:

Një armëpushim pesë-ditor që do të përfshinte një armëpushim në luftimet tokësore dhe kufizime në operacionet ajrore izraelite mbi Gazën jugore. Grupet militante palestineze do të lironin 50-100 pengje, të cilët do të ishin civilë izraelitë ose nga kombësi të tjera, por jo ushtarë. Në këmbim, 300 palestinezë, përfshirë gra dhe fëmijë, do të liroheshin nga burgjet izraelite.

Një zyrtar i Hamasit, Issat el Reshiq, i tha Al Jazeera se negociatat përqendrohen në kohëzgjatjen e një armëpushimi, dërgimin e ndihmës në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve izraelite për të burgosurit palestinezë. Të dyja palët do të lironin gratë dhe fëmijët, tha ai. Ai tha se detajet e marrëveshjes do të shpallen nga Katari, i cili ka ndërmjetësuar negociatat midis Hamasit dhe Izraelit.

Të paktën 17 persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën mbrëmjen e djeshme (20 Nëntor) në një sulm izraelit në kampin e refugjatëve Nuseirat, në jug të Gazës. Kështu raporton agjencia palestineze e lajmeve Wafa, duke deklaruar se viktimat përfshijnë gjithashtu gra dhe fëmijë.

“Shpresoj se së shpejti do të kemi lajme të mira për pengjet”, tha Kryeministri Benjamin Netanyahu në një takim me një njësi të ushtrisë. Ende për problemin e pengjeve, Netanyahu shpjegoi: “Ne po bëjmë përparim. Nuk mendoj se është e nevojshme të shtohen fjalë, as në këtë moment.” Kryeministri megjithatë përsëriti se objektivi i parë i Izraelit mbetet “shkatërrimi i Hamasit. Ne nuk do të ndalemi derisa ta arrijmë këtë”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65252 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE