Një e treta e shtetit nën ujë, ushtria amerikane i vjen në ndihmë Pakistanit!

vovalbania September 03, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një e treta e shtetit nën ujë, ushtria amerikane i vjen në ndihmë Pakistanit!

Ushtria amerikane tha se po përgatitet që t’i të bashkohet përpjekjeve ndërkombëtare për të ndihmuar Pakistatin nga përmbytjet.

Numri i viktimave nga vërshimet në Pakistan ka arritur në 1.208 dhe ky numër pritet të rritet, tha Agjencia për Menaxhimin e Fatkeqësive.

Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së (DOD) tha më 2 shtator se komanda qendrore “po dërgon një ekip vlerësimi në Islamabad për të përcaktuar se çfarë mbështetjeje potenciale mund të ofrojë DOD…si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për krizën e përmbytjeve në Pakistan”.

Zëdhënësi kolonel, Joe Buccino tha se vendimi pasoi një telefonatë të 1 shtatorit midis shefit të Komandës Qendrore, gjeneral Erik Kurilla dhe shefit të shtabit të ushtrisë pakistaneze, gjeneral Qamar Javed Bajwa.

Pentagoni ka lidhje të gjata me ushtrinë pakistaneze, por marrëdhëniet midis vendeve shpesh janë shndërruar në një sërë çështjesh të dikskutueshme, duke përfshirë pretendimet e SHBA-së për strehimin e militantëve që veprojnë në Afganistan nga Islamabadi.

Ekspertët shëndetësorë kanë paralajmëruar për mundësinë e shpërthimit të sëmundjeve ngjitëse dhe sëmundjeve të tjera në zonat e prekura nga vërshimet.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se vërshimet kanë dëmtuar të paktën 888 ndërtesa shëndetësore, duke penguar përgjigjen e shtetit ndaj krizës shëndetësore të shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore.

Qeveria pakistaneze tha se mbi 33 milionë persona – apo 15 për qind e popullsisë prej 220 milionë banorësh – janë prekur nga vërshimet që kanë shkatërruar shtëpi, biznese, infrastrukturë, rrugë dhe po ashtu kanë shkatërruar të mbjellat. Disa vlerësime thonë se një e treta e shtetit aktualisht është nën ujë.

Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për 160 milionë dollarë për të ndihmuar për “këtë fatkeqësi të paprecedent klimatike”. Ndërkaq, OBSH-ja ka thënë se mbi 6.4 milionë persona kanë nevojë për ndihmë urgjente humanitare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65850 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE