Fillon zbatimi i armëpushimit Izrael-Hamas!

vovalbania November 24, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Fillon zbatimi i armëpushimit Izrael-Hamas!

Nis armëpushimi 4-ditor në luftën Izrael-Hamas. Tashmë, i hapet rrugë shkëmbimit të dhjetëra pengjeve të mbajtur nga luftëtarët e grupit radikal në Gaza, me palestinezë të burgosur në Izrael. Ndërprerja e luftimeve nisi rreth dy orës 06:00 më mëngjesit me tonën. Gjatë armëpushimit, Hamasi është zotuar të lirojë të paktën 50 prej mbi 240 pengjeve që rrëmbeu gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit në Izrael.

Dy ditë më parë, Izraeli dhe grupi radikal palestinez ranë dakord për një armëpushim në Gaza për të paktën katër ditë, për të lejuar hyrjen e ndihmave si dhe lirimin e 50 pengjeve izraelitë, në këmbim po të lirimit të 150 palestinezëve të burgosur në Izrael.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Adrienne Watson, tha se janë duke u përpunuar detajet përfundimtare logjistike për lirimin e pengjeve.

Kjo është në rrugën e duhur dhe ne shpresojmë që të premten në mëngjes, të fillojë zbatimi.

Dhe zbatimi nisi sot, ndonëse pati një vonesë 24-orëshe, por jo anashkalim të akordit. Kryeministri izraelit tha se “ndërhyrja e presidentit Joe Biden ndihmoi në përmirësimin e marrëveshjes në tentativë, në mënyrë që të përfshinte më shumë pengje e më pak lëshime”. Netanyahu shtoi se “misioni më i gjerë i Izraelit nuk ka ndryshuar”.

Ne jemi në luftë dhe do ta vazhdojmë luftën derisa të arrijmë të gjitha qëllimet tona. Për të shkatërruar Hamasin, për të liruar të gjitha pengjet dhe për të siguruar që asnjë organizatë në Gaza nuk mund ta kërcënojë Izraelin.

Një zyrtar amerikan, me dijeni mbi diskutimet e zhvilluara, tha se “në bazë të marrëveshjes, Hamasi do të lirojë 50 pengje të marra në Izrael, kryesisht gra dhe fëmijë, në këmbim të 150 të burgosurve palestinezë e një pauze në luftime për katër ose pesë ditë”. Pauza do të lejojë dërgimin e ndihmës humanitare në Gazën e rrethuar.

Zyrtarë nga Katari, vend i cili ka ndërmjetësuar negociatat, si dhe nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli e Hamasi vunë në dukje se një marrëveshje e tillë ishte e pashmangshme.

Ndërkaq, mbi 300 policë në Gjermani morën pjesë në kontrollet e djeshme në shtëpitë e mbështetësve të Hamasit. Agjentët mësynë në 15 banesa, 11 prej të cilave ndodhen në kryeqytetin Berlin, siç njoftoi Ministria e Brendshme gjermane. Masat u urdhëruan nga gjykatat për të zbatuar ndalimet dhe sqaruar më tej strukturat e grupit si Hamasi, i shpallur “terrorist” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian. Burime zyrtare në Berlin deklaruan:

Ne po vazhdojmë aksionin kundër islamikëve radikalë!

 

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE