Bie nga muret e kalasë së Gjirokastrës, dërgohet me urgjencë në spital 39 vjeçari nga Greqia

vovalbania September 04, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Bie nga muret e kalasë së Gjirokastrës, dërgohet me urgjencë në spital 39 vjeçari nga Greqia

Një 39-vjeçar është rrëzuar nga një mur në kalanë e Gjirokastrës dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Shtetasi grek me iniciale K. V., mbrëmjen e djeshme është paraqitur në spitalin Rajonal Gjirokastër për të kërkuar ndihmë mjekësore, por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Njoftimi policisë:

Gjirokastër/Informacion paraprak.

Rreth orës 22:00, në spitalin Rajonal Gjirokastër ka shkuar për të marrë ndihmën mjekësore shtetasi grek K. V., 39 vjeç. Ky shtetas është rrëzuar nga një mur në kalanë e qytetit Gjirokastër dhe ka marrë dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit, i cili aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65800 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE