Ngjarje e rëndë në Vlorë, 76-vjeçari gjendet i vdekur në rrugë!
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, teksa një person është gjetur i pajetë në rrugë.
Mësohet se viktima është një 76-vjeçar me inicialet A.A, i cili është gjetur pa shenja jete nga kalimtarët.
Nga kontrolli paraprak i trupit të viktimës, policia nuk ka konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes ku po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave, teksa pritet që autopsia të zbulojë përse 76-vjeçari ka ndërruar jetë.
Njoftimi i policisë:
Sot, rreth orës 11:30, në lagjen Kushtrim, është gjetur në rrugë, pa shenja jete shtetasi A. A., 76 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.
Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.