A është ndarë boksieri Tommy Fury nga e fejuara e tij?! Ja çfarë thotë vajza e kampionit të botës!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
A është ndarë boksieri Tommy Fury nga e fejuara e tij?! Ja çfarë thotë vajza e kampionit të botës!

Mbesa e boksierit të njohur Tommy Fury ka hedhur poshtë zërat për një ndarje me të fejuarën e tij Molly-Mae Hague. Spekulimet kanë qenë të shumta lidhur me marrëdhënien 4-vjeçare të Tommy dhe Molly-Mae pas publikimit të videove të boksierit që po festonte me vajza në Abu Dhabi, ndërsa Molly-Mae ka hequr unazën e fejesës në paraqitjet e saj të fundit në publik.

Ka qënë pikërisht mbesa e Tommy-t dhe njëkohësisht vajza e kampionit të pamposhtur të peshave të rënda Tyson Fury që ka reaguar në lidhje me këtë. Në një postim në Tik Tok, Venezuela Fury inisistoi që gjithçka është në rregull. Ajo shkroi në postimin e saj në TikTok se:

Tommy dhe Molly-Mae janë në rregull, disa çështje private kanë ndodhur.

Rikujtojmë se pak muaj më parë Tommy Fury u bë baba për herë të parë me vajzën e tij të quajtur Bambi teksa ishte në përgatitjet stërvitore përpara ndeshjes me Jake Paul. Përsa i përket të ardhmes së boksit, ende nuk dihet kush do të jetë kundërshtari i tij i ardhshëm pas fitores shumë të diskutuar përballë KSI në muajin tetor. Është përfolur shumë për një ndeshje rikthimi mes tij dhe Jake Paul.

Rikujtojmë gjithashtu se në ndeshjen e parë Fury arriti të fitonte me vendim të ndarë të gjyqtarëve. Dy gjyqtarë e shënuan ndeshjen 76-73 për Furyn, me gjyqtarin e tretë që vendosi 75-74 në favor të Paul në fund të ndeshjes së tyre me tetë raunde për peshën e kryqëzuar në Diriyah Arena pranë kryeqytetit Riad. Dhe sikur të ishte si një luftë e vërtetë për titullin e botës, kishte shumë yje në ring, duke përfshirë ish-kampionin Mike Tyson, superyllin e futbollit Cristiano Ronaldo dhe komedianin Kevin Hart. Fury pas fitores tha:

Në ngjarjen time të parë kryesore, kisha botën mbi supet e mia dhe ia dola. Kjo, për mua, është një luftë për titullin botëror. Unë u stërvita shumë për këtë. Ky ishte fati im.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE