Tiranë! 19-vjeçarja tregon tmerrin: Klienti tentoi të më përdhunonte

vovalbania November 29, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Tiranë! 19-vjeçarja tregon tmerrin: Klienti tentoi të më përdhunonte

Një tjetër rast tronditës sulmi seksual ka ndodhur në Tiranë.  27-vjeçari i identifikuar si Marash Gjoklaj është paraqitur si klient në dyqanin në qendër ku punonte një 19-vjeçare dhe ajo çfarë ndodh më pas është e tmerrshme! Vajza ka treguar me detaje rastin për emisionin ‘Me Zemër të Hapur’ në News24.

“Jam studente dhe pasditeve punoj për të siguruar të ardhurat e mia. Punoj pranë një biznesi në qendër te Tiranës, për te hequr shpenzimet e mia studentore. Familja ime është larg dhe unë jetoj me motrën time. Ditën e shtunë me datë 25 nëntor, atë ditë isha në punë si zakonisht, ishte shumë ftohtë dhe derën e dyqanit e mbaja të mbyllur. Rreth orës 18:00 hyn një djalë, i cili kërkoi t’i shërbeja dhe sjellja e tij për një produkt në lidhje me të dashurën e tij ë cilën e përshkruante për format trupore me fjalë jo etike. Pasi i dhashë përgjigjen që meritonte, pasi sjellja e tij ishte provokuese ai largohet i qetë dhe në ato momente përveç sjelljes nuk e konsiderova si diçka shqetësuese që duhet të më shqetësonte. Rreth orës 20:10 pasi pa që pranë dyqanit tim largohet roja e biznesit ngjitur, djali hyn përsëri në dyqan dhe në ato moment unë isha pranë tavolinës së punës, u afrua pranë meje duke mu drejtuar me një fjalor banal, duke kërkuar të kryente marrëdhënie seksuale me mua. Duke hasur në kundërshtimin tim ai më sulmoi duke më kapur nga flokët dhe duke më vënë dorën te goja. Tentoi te me fuste me force në magazinën e dyqanit, në këto momente ndodhi përleshja fizike duke tentuar të merrte edhe telefonin qe unë të mos kisha mundësi të kërkoja ndihmë.

Nuk e di ku gjeta forcën dhe kurajon, u tërhoqa zvarrë dhe dola jashtë dyqanit duke bërtitur dhe duke kërkuar ndihmë, të cilën e gjeta tek një vajzë dhe një djalë që po kalonin rastësisht. Agresori ishte brenda dhe kur pa që po më jepej ndihmë u largua me shpejtësi në një rrugicë shumë pranë biznesit. Në orën 20: 18 kam njoftuar sallën operative dhe policia erdhi shumë shpejtë në vendngjarje. Aty mbërriti komisariati nr 4 dhe grupi hetimor që më morën në pyetje, i cili në bashkëpunim edhe me komisariatin nr 3. Nga përshkrimi im del që personi në fjalë dy ditë më parë kishte sulmuar një tjetër shitëse në rrugën e Durrësit në moshën 20 vjeçare dhe e kishte kanosur me thikë. Nga kamerat e biznesit tjetër unë zbulova që ishte i njëjti person që më sulmoi edhe mua. Shume shpejt u bë e mundur në bashkëpunim edhe me komisariatin e policisë së Kamzës, pasi agresori jetonte në atë zonë. Ai u kap në banesë në prani të familjarëve të tij dhe nga kontrolli i banesës rezultoi xhupi të cilin e kishte veshur në të dyja sulmet. Pasi u bë përballja në ambientet e komisariatit nr 4, arrita ta identifikoja, ai u shfaq madje qeshte dhe ndërkohë konsumonte ujë. Aty mësova se ky person ishte dënuar për mardhënie seksuale me të mitura dhe gjykata e kishte liruar me kusht.Unë shpresoj që këtë herë gjykata edhe institucionet mos e bëjnë të njëjtën gjë, pasi frika ime me e madhe është se çfarë do të ndodhi me mua apo edhe më shumë vajza të tjera të cilat ndihemi të pasigurta në vendin tonë të punës,” tha 19-vjeçarja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65795 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE