Moti i keq, rënia e gurëve problem i vazhdueshëm në Qafën e Murrashit!

vovalbania November 29, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq, rënia e gurëve problem i vazhdueshëm në Qafën e Murrashit!

Një stuhi me intensitet të lartë shiu dhe erë e fortë pushtoi qytetin e Librazhdit.

Aksi nacional Elbasan – Librazhd u bllokua për rreth dy orë për shkak të rënies së shpatit të malit dhe bllokimit të rrugës nga inertet.

Është dashur ndërhyrja e kompanisë nënkontraktore dhe drejtuesve të mjeteve për zhbllokimin e rrugës, fillimisht me një korsi dhe më pas hapjen totale të saj.

Një problematikë, jo e panjohur kjo për vendin e quajtur Kthesat e Murrashit, sa herë ka mot të keq. Por vendosja e rrjetave duket se e stabilizoi disi situatën e megjithatë mbrëmja e djeshme ka qenë shumë e vështirë për drejtuesit e mjeteve të cilët për disa orë u bllokuan në këtë aks rrugor.

Në qytet ka pasur rrëzime të pemëve dhe bllokim të rrugëve nga uji që ka vërshuar në to.

Drejtues të mjeteve së bashku me familjarë të tyre janë bllokuar në rrugë nga uji ndërsa është dashur ndërhyrja e policisë dhe efektivëve të zjarrfikëses për tu dhënë ndihmën qytetarëve të bllokuar, për ti nxjerrë nga makinat dhe për të zhvendosur më pas mjeteve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE