Zbulim i fundit, 6 planetë që “vallëzojnë” rreth yllit të tyre!

vovalbania November 30, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulim i fundit, 6 planetë që “vallëzojnë” rreth yllit të tyre!

Së fundmi është zbuluar një sistem i përbërë nga gjashtë planetë, orbitat e të cilit janë aq të rregullta dhe në harmoni sa të sugjerojnë një vallëzim të ngjashëm me valsin. Të përshkruar në revistën “Nature”, planetët janë 100 vite dritë larg nga Toka, në yjësinë Coma Berenices. Ylli i tyre, HD 110067, është më i ndrituri deri më tani dhe ka një sistem prej më shumë se katër ekzoplanetësh. “Zbulimi është një minierë ari të dhënash mbi formimin e sistemeve planetare”,-tha koordinatori i studimit Rafael Luque nga Universiteti i Çikagos.

Rikujtojmë, se së fundmi astronomët evropianë kanë gjetur avull uji, dioksid squfuri dhe re rëre në atmosferën e një ekzoplaneti duke përdorur teleskopin hapësinor James Webb. Ata e kanë cilësuar këtë si një zbulim “vendimtar”, që hedh dritë mbi sistemin tonë diellor. “Teleskopi Hapësinor James Webb po sjell një revolucion shkencor në fushën e karakterizimit të ekzoplaneteve me një ritëm të paprecedentë,”-tha në një deklaratë Leen Decin, një nga autoret kryesore të studimit.

Astronomët u befasuan kur zbuluan dioksid squfuri. “Metani është një gaz serrë dhe mungesa e tij tregon se ekzoplaneti ka një bërthamë të ngrohtë”-, thanë ata. “Zbulimi i reve të rërës, avullit të ujit dhe dioksidit të squfurit në atmosferën e dobët të këtij ekzoplaneti nga instrumenti MIRI i James Webb është një moment historik vendimtar. Ky zbulim hedh dritë mbi sistemin tonë diellor”,-tha Decin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE