Ukraina: Rusia na ka shkatërruar mbi 170 mijë ndërtesa në rreth dy vite luftë!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ukraina: Rusia na ka shkatërruar mbi 170 mijë ndërtesa në rreth dy vite luftë!

Në Ukrainë, më shumë se 170 mijë ndërtesa janë dëmtuar apo shkatërruar që nga koha kur Rusia nisi luftën kundër shtetit fqinj, rreth dy vjet më parë. Shifrën e dha Olena Shuliak, kryetare e Komitetit parlamentar për Mbikëqyrjen e Zhvillimit Rajonal e Planifikimit Urban, me seli në Kiev.

Sipas vlerësimeve paraprake të bëra nga Shkolla Ekonomike e Kievit, mbi 170 mijë ndërtesa janë dëmtuar apo shkatërruar deri më tani nga armiqësitë.

Në këtë shifër përfshihen mbi 20 mijë godina banimi. Sipas raportit, më shumë se 3 mijë e 500 institucione arsimi e 420 ndërtesa në pronësi të bizneseve të mëdha e të mesme janë goditur nga sulmet ruse. Aeroporte ushtarake e civile, 344 ura e vendkalime, si edhe 25 mijë rrugë, po ashtu janë shkatërruar.

Shuliak shtoi se detyra e tyre nuk është vetëm rregullimi i vendbanimeve për t’u rikthyer në gjendjen që kanë qenë para luftës, por synohet që ato të rindërtohen në cilësi edhe më të mirë.

Që kur nisi pushtimin në shkallë të gjerë të Ukrainës, më 24 shkurt të vitit të kaluar, Moska ka hedhur mijëra raketa në Ukrainë. Krahas shkatërrimit të madh, janë vrarë rreth 10 mijë civilë, referuar bilancit zyrtar të viktimave.

Lufta në Ukrainë po rrënon themelet e OSBE-së”. Ky ishte shqetësimi i shprehur nga kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, dje gjatë punimeve të samitit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë, në Shkup.

Ne kemi kryesuar vitin më të vështirë për OSBE-në, duke pasur parasysh se organizata është përballur me një sërë sfidash në dritën e agresionit të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës. Por, shpresoj që do të arrijmë t’i miratojmë vendimet për të zgjedhur kryesuesin e ri e katër pozicionet më të rëndësishme në OSBE, si dhe buxhetin për funksionimin e organizatës.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, vendit mikpritës të takimit, shtoi se “agresioni rus kundër Ukrainës ka vazhduar me intensitet të lartë dhe me pasoja të rënda e shkatërruese, duke konfirmuar padrejtësinë”.

Çdo ditë që kalon dhe çdo jetë e humbur, po dëshmon ashpërsinë e agresionit dhe aktin e shkeljes flagrante të sovranitetit e të Kartës së Kombeve të Bashkuara, parimet e angazhimet e OSBE-së, por para së gjithash, vlerat njerëzore. Populli i Ukrainës meriton paqe dhe lufta duhet të ndërpritet! Arritja e paqes mbetet imperativ. Kjo luftë po vazhdon të rrënojë themelet e OSBE-së.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65858 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE