Manjati i teknologjisë që po ‘riprojekton’ trupin e tij tregon fytyrën e tij të re!

vovalbania December 01, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Manjati i teknologjisë që po ‘riprojekton’ trupin e tij tregon fytyrën e tij të re!

Bryan Johnson, miliarderi 45-vjeçar, është bërë i famshëm për përpjekjet e tij të vazhdueshme dhe të shtrenjta për të qëndruar i ri që në një moment përfshinte transfuzionin e plazmës së gjakut nga djali i tij 17-vjeçar. Kur kanë kaluar pothuajse 1 vit, ai ka prezantuar në platformën “X” rezultatet e para me të cilat duket shumë i kënaqur, por nuk janë të këtij mendimi komentuesit.

I got really skinny the first year of Blueprint and lost a lot of facial volume. We started Project Baby Face 10 months ago. How are we doing? https://t.co/BGomokJu6W pic.twitter.com/nSslhfJYNo

— Zero (@bryan_johnson) November 27, 2023

“Kam humbur shumë peshë në vitin e parë dhe fytyra ime humbi shumë vëllim. Ne filluam projektin Baby Face 10 muaj më parë. Si duket?,-shkruan ai. Përgjigjet nuk ishin dhe aq pozitive. “Lëkura juaj duket e zbehtë në mënyrë të panatyrshme”,-thekson një komentues. “Duket pikërisht ashtu siç është. Ai duket i lodhur”,-komenton një tjetët.

“Bravo që frymëzove botën përreth duke treguar se edhe me para të pakufizuara mund të dukesh i dobët dhe i mërzitur”,-ka shkruar një komentues. “Djali po përgatitet të transferohet në një muze dylli,”-shkruan një tjetër. Johnson, i cili shpenzon rreth 2 milionë dollarë në vit në betejën për të ngrirë kohën, është plotësisht i përkushtuar ndaj programit rigoroz që ka krijuar me ndihmën e ekspertëve për të arritur qëllimet e tij.

Ai duhet të shkojë në shtrat në orën 20.30, të konsumojë 2250 kalori vetëm në orët e mëngjesit, të marrë mbi 100 pilula në ditë dhe 4-5 orë meditim. Ai vetë e di mirë se stili i tij i jetesës krijon shumë pengesa për bashkëjetesën e mundshme.

Gjëja e parë që bëj kur jam i interesuar për një grua është t’i jap asaj një listë me 10 gjëra që nuk do t’i pëlqejnë tek unë, që më bëjnë plotësisht të papërshtatshëm për një lidhje. Unë e kam ndërtuar jetën time të përditshme rreth gjumit të duhur. Kjo është në kundërshtim me zakonet shoqërore të botës. Shumica e njerëzve do të sakrifikojnë orë të tëra gjumi nëse duan të dalin me miqtë. Unë nuk përfshihem në biseda të vogla pasi duhet të qëndrojë plotësisht i heshtur për disa orë çdo ditë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE