“Deri në 2050, trefishim i energjisë bërthamore”! 20 vende, apel nga Samiti i Klimës!

vovalbania December 02, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Deri në 2050, trefishim i energjisë bërthamore”! 20 vende, apel nga Samiti i Klimës!

“Ndryshimi i klimës është sfida më e madhe e shekullit të 21-të, dhe kjo është bindja që na bashkon”, deklaroi kancelari gjerman Olaf Scholz në Konferencën e Klimës COP28 që mbahet në Dubai.

Me këtë samit, nisi punën zyrtarisht edhe i ashtuquajturi Klubi i Klimës, një grupim prej 36 vendeve anëtare, iniciativë kjo e Gjermanisë që synon të vihet në krye të përpjekjeve për mbrojtjen e mjedisit.

“Ne duam të mbështesim rritjen e pastër ekonomike, dhe duam ta bëjmë këtë shpejt. Klubi nuk është në konkurrencë me masat e OKB-së, por është një grupim i atyre vendeve që janë të gatshme të shkojnë edhe një hap më tej”, tha Scholz.

Qëllimi kryesor është dekarbonizimi i industrisë, praj heqja dorë prej lëndëve djegëse fosile, për ta ulur emetimin e gazrave të dëmshme të efektit serë, që dëmtojnë klimën. “Fillimisht duhet të kujdesemi për sektorin e çelikut dhe çimentos, sepse prej tij shkaktohet pjesa më e madje e emetimeve industriale”, tha Scholz.

Si pjesë e përpjekjeve për të arritur objektivin e emetimeve neto zero deri në 2050-tën, më shumë se 20 vende pjesëmarrëse të konferencës bënë thirrje për trefishimin e kapacitetit botëror të energjisë bërthamore.

“Dua të ritheksoj këtu faktin se energjia bërthamore është një energji e pastër dhe ajo duhet të përsëritet. Energjia nukleare po kështu është e qëndrueshme, dhe një plotësuese e përsosur e burimeve të rinovueshme”, u shpreh Macron.

Përdorimi i energjisë bërthamore si një alternativë më e pastër ndaj lëndëve djegëse fosile është në fakt, temë debatesh të ashpra për shkak se grupet e mbrojtjes së ambientit janë mjaft të shqetësuara për sigurinë e saj dhe asgjësimin e mbetjeve bërthamore.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE