Lori Bala zbulon se cili anëtar i jurisë është më pak profesionist në DWTS!
E ftuar në emisionin “Ndryshe” ishte balerina profesioniste Lori Bala. Ajo njihet gjerë për karrierën e suksesshme në fushën e kërcimit dhe për pjesëmarrjen ndër vite në spektaklin e “Dancing With The Stars”, ku së fundmi është edhe pjesë e jurisë. Lori në këtë intervistë ka ndarë me dëgjuesit pak më shumë në lidhje me këtë rrugëtim të ri të saj në sezonin e dytë të show-ut magjik dhe disa detaje nga jeta personale.
Lori Bala u shpreh mjaft e lumtur për këtë arritje personale, duke qenë se për gati 10 edicione ajo ishte një nga partneret e kërcimit për VIP-at e spektaklit. Por e pyetur se nëse do të donte të ishte sërish në atë pozicion në edicionin e ardhshëm, ajo u shpreh se nuk do të donte të ishte më pjesë si balerinë, duke qenë se ndihet e plotësuar dhe ka marrë më të mirën nga DWTS. Sigurisht pyetjet për “Dancing With The Stars” ishin më të shumtat, të cilat Lori iu përgjigj si më poshtë.
Nga të katërt anëtarët e jurisë, cili është më pak profesionist?
Unë dhe Iliri jemi dy profesionistë dhe as njëri, as tjetri nuk është as më shumë e as më pak. Sigurisht, Iliri ka më shumë eksperiencë dhe mund të jetë më mirë në artikulim dhe në shprehjen e gjykimit që ka. Unë mund të jem më pak, më e ftohtë dhe me pak fjalë, por sa t’ja marr dorën edhe unë. Pastaj Olta dhe Valbona nuk janë të profesionit dhe mendoj që janë shumë këndshëm ashtu.
A është lodhur Lori nga ky profesion?
Po të isha lodhur do ta kisha lënë, por nuk jam lodhur akoma. Më ndodh që ja them vetes, nuk e them me zë të lartë. Por kur mendoj që do vij një kohë që unë nuk do të kërcej më, dhe nuk dua që kur të vij ajo ditë mua të më mbeten gjëra pishman dhe them përse nuk e shfrytëzove, nuk dua t’ja them vetes pasi unë të lë profesionin dhe do të kërcej derisa të kem energji dhe sa jam në formë.
Nëse do të ishte balerinë këtë sezon, me kë do të donte të ishte çift?
Djemtë kanë qenë shumë të mirë. Edhe Irgeni, edhe Eni, edhe Sardi janë elementë shumë të mirë. Po flas për këto që kanë ngelur. Me këdo nga këto të tre mendoj që do të kishim arritur të paktën deri në finale.