Enxhi Nasufi i përlot të gjithë me rrëfimin për divorcin e prindërve

vovalbania December 08, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Enxhi Nasufi i përlot të gjithë me rrëfimin për divorcin e prindërve

Në një performancë dedikuar fëmijërisë së humbur, Enxhi dhe Silvester performuan me një Foxtrot, ku arritën të rrëmbenin për herë të parë në Dancing With the Stars 40 pikë.

Enxhi rrëfeu se performancën ia dedikoi fëmijërisë së vështirë, për shkak të situatës së prindërve të saj të divorcuar, ngjarje e cila ka ndikuar thellë në formimin e saj.

“Kam pasur divorcin e mamit e babit dy herë. Ngjarje të caktuara në moshë aq të vogël të shkaktojnë vështirësi. Zënkat, të bërtiturat, sot nuk i duroj dot zhurmat.. E kam ndjerë mungesën e babait. Ndonjëherë mërzitem kur më thonë je si çun. Mua më është dashur të jem si çun. Me vetëdijen time i kam falur. Me koshiencën time nuk i kam vënë askujt faj. Thjesht mendoj që prindërit duhet të jenë më te kujdesshëm me fëmijët. Fëmijët i kuptojnë të gjitha, gjërat mbeten në mendje dhe në trup. Sa punë i duhet atij fëmijë të procesojë plagë të prindërve. Është hera e parë që i bën DWTS bashkë. I kujtoj vetes sime fëmijë sesi ja kam dal, mund të jem krenare për veten time. Këtë këngën ia dedikoj edhe njerëzve që kanë qenë pjesë të jetë sime dhe më kanë dhenë mësime për jetën. Performanca ime shkon përtej vetes sime. Këtë dua, ta kem misionin përtej vetes. Ka njerëz që kanë shumë më shumë vështirësi, shumë sfida dhe shumë plagë dhe ata e dinë sesa dhembin, sa kohë duan të shërohen. Ne vendosim mburoja për të mos na u dëmtuar shpirti. Sfida më e madhe është mos ta humbasësh njeriun brenda teje. Unë nuk i vë faj prindërve. Unë mamin e babin i dua pafund. Jam e lumtur dhe krenare dhe unë kam shumë dashuri brenda vetes.”-tha Enxhi Nasufi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE