Inceneratori i Tiranës, SPAK-u lëshoi 15 urdhërarreste!

vovalbania December 09, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Inceneratori i Tiranës, SPAK-u lëshoi 15 urdhërarreste!

Në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës, një natë më parë, Prokuroria e Posaçme lëshoi 15 urdhër-arreste, por vetëm disa u ekzekutuan. Të tjerë ende janë në kërkim. Nën akuzë u vunë zyrtarë të bashkisë e të qeverisë.

Për Lefter Kokën, Alqi Bllakon, Mirel Mërtirin, Klodian Zoton, Erjon Muratajn, Bledar Karolin, drejtorin e Infrastrukturës në Bashkinë Tiranë, Taulant Tusha, Namik Simixhiun e Jetmir Llapajn, SPAK ka kërkuar masën e arrestit në burg.

Për Alba Thoma, Valbona Ballgjinin, Sidita Koplikun, Pëllumb Abeshin, Etleva Kondin, Sidita Tolën, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkesa ishte për një masë më të butë, siç është “Arresti në shtëpi”.

Me kërkesë të SPAK-ut, në datën 1 gusht, Gjykata e Posaçme firmosi vendosjen e sekuestros preventive ndaj “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k”, që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës, si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme e të paluajtshme të saj.

Kujtojmë se hetimet kanë nisur që në vitin 2020, për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”  në bashkëpunim, “Shpërdorim i  detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”./Top Channel

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65847 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE