Pas lajmeve dhe komenteve për ndarjen nga Ledri, reagon për herë të parë Sara: Kur lexoj…
vovalbania
December 11, 2023
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ndarja mes Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës ka qenë një nga temat më të përfolura në mediat online dhe rrjetet sociale kohët e fundit.
Dyshja ende nuk kanë folur publikisht për këtë vendim të tyre, ama ishte menaxheri i reperit ai që konfirmoi zërat e më pas miqtë e Ledrit.
Duke qenë se ndarja e tyre ka qenë shumë e përfolur Sara ka marrë komente që edhe nuk i kanë pëlqyer.
Së fundmi ajo ka postuar një video ku në anglisht i kërkon komentuesve të largohen nga profili i saj ndërsa ka shkruar: “Unë kur lexoj disa komente“.