Reperi i njohur 2 Chainz përfundon në spital!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Reperi i njohur 2 Chainz përfundon në spital!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/12//reperi-i-njohur-2-chainz-perfundon-ne-spital.jpg)
2 Chainz është dërguar së fundmi me urgjencë në spital pasi u përfshi në një aksident me makinë në Miami. Reperi i “It’s a Vibe” emri i të cilit është Tauheed K. Epps publikoi lajmin në InstaStory teksa ndau pamjet video pas aksidentit. Në klip, shihet ai në pjesën e pasme të një ambulance teksa e marrin me barelë.
TMZ raportoi se 46-vjeçari pësoi lëndime në qafë dhe ndoshta lëndime të tjera, por është në gjendje të qëndrueshme në spital. Një shofer me një makinë Tesla goditi automjetin e reperit nga pas ndërsa ai po ngiste. “Na është thënë se policët dyshojnë se shoferi tjetër mund të ketë ngarë makinën nën ndikim e alkoolit”, raportoi TMZ.
Reperi ishte në Florida të Jugut për fundjavën e mbushur me yje të Art Basel. Sipas TMZ, ai sapo ishte larguar nga një klub striptizmi me bazë në Miami të quajtur “Booby Trap”.