“5 Herë Jo”/Konferenca prezantuese në prag të premierës së filmit!
Një ditë para premierës absolute të filmit “5 Herë Jo”, protagonistët dhe stafi realizues dolën në një konferencë për mediat. Donald Veshaj dhe Bora Zemani, përkatësisht Jora dhe Gjergji, të cilët do të përballen më një sërë të papriturash në botën kinamesë, artit dhe televizionit, ndajnë emocionet e rolit. Bora Zemani u shpreh:
Jam ndjerë shumë mirë, gjatë gjithë xhirimeve e ndieja shumë timin të gjithë rolin. E kisha shumë të qartë se si duhet të ishte Jora.
Ajo që bie në sy është patjetër mungesa e Romeos, por arsyeja e mungesës është e fortë. Donaldi tregoi:
Romeo kishte një angazhim tjetër përpara se ne të nisnim prodhimin e filmit. Është një serial që ai do ta lançojë në 2024.
Duke folur për prodhimet kinematografike të “Top Channel Films”, producenti Ledion Liço, u shpreh se qëllimi është për të krijuar seriale dhe filma cilësorë. Por edhe më largpamës, të rikthejmë sytë nga kinemaja shqip.
Unë dua që brezi i ri të rritet me heronjtë e tyre vendas kinematografik, dhe mos të shohin gjithmonë vetëm nga Holliwood-i.
Nga ana tjetër, regjisori Erion Bubullima u shpreh:
Po fillojmë t’i mbushim kinematë me çfarëdolloj produkti shqiptar, në një pikë të caktuar do bëjë diferencën cilësia e produktit dhe cilësia e filmit.
Menaxheri i marketingut Cineplexx Albania, Klemi Sinakoli, tha se:
Fakti që ‘Top Channel Films’ vjen me një film akoma pa mbaruar jehona e filmit të parë, është një ogur i mirë që industria po funksionon.
Dhe ndërsa kurioziteti për këtë komedi romantike është i madh, një rol i ishte ofruar edhe kryeministrit Edi Rama, por për shkak të angazhimeve të shumta nuk do të mundim ta shohim në film. Donald Veshaj zbuloi:
I kam bërë një ftesë për të qenë aktor, sepse ndërtuam një rol për të, që Z. Kryeministër të ishte një kamarier në Vuno, që e kishte passwordin e lokalit Rilindje 2050.
Premiera Absolute e filmit do të mbahet në Cineplexx më 12 Dhjetor në orën 19:30. Ndërkohë duke filluar nga 13 Dhjetor do të jetë në çdo kinema.