Në orën që ju jeni duke parë ëndrra ja se çfarë bën ylli hollivudian Mark Wahlberg!
Aktorit hollivudian, Mark Wahlberg, nëse nuk e dini i pëlqen të ushtrohet në orën 4:00 të mëngjesit. Ndërsa të gjithë janë duke fjetur, ylli i filmit të ri të Netflix, “Me Time”, është duke u ushtruar dhe së fundmi ka postuar një video në Instagram në të cilën shfaqet duke bërë stërvitje.
“Klubi i orës 4:00 të mëngjesit është kthyer”, thotë ai, më pas një zë jashtë kamerës dëgjohet duke thënë: “Shënoni sa kohë keni qenë këtu”. Wahlberg përgjigjet: “Që nga ora 4:00 e mëngjesit”, për të cilën shoku i tij i bën një fotografi nga dritarja dhe shton: “Jashtë ende nuk ka gdhirë”.
Një i pasionuar i fitnesit, aktori është bashkëthemelues i ‘Performance Inspired Nutrition’ dhe një investitor në regjimin e popullarizuar të fitnesit, ‘F45 Training’. Këtë javë ai ka publikuar edhe fotografi, ku shfaqet pa këmishë dhe ka treguar se është kthyer në formë të shkëlqyer.
Vitin e kaluar atij iu desh të shtonte rreth 15 kilogramë për rolin e tij në filmin “Father Stu”.
Do thoja se është më e lehtë të qëndrosh në formë sesa të vish në formë. Kam shtuar pothuajse 15 kilogramë, ishte shumë e vështirë. Nuk po bëhem më i ri.
Rikujtojmë, se në vitin 2017 Mark Wahlberg u shpall aktori më i paguar, me 68 milionë dollarë të ardhura. Sipas revistës “Forbes”, 51-vjeçari i fitoi këto të ardhura falë interpretimit në filmat “Daddy’s Home 2” dhe “Transformers: The Last Knight”. Ndërkaq, rreth disa viteve më parë Wahlberg u përfshi në një skandal mbi pagesën e tij në filmin “All The Money In The World”.
Për shkak se disa nga skenat e këtij filmi duhet të xhiroheshin edhe një herë, aktorit iu ofrua shuma prej 1.5 milion dollarësh, një pagesë ekstreme krahasuar me atë të koleges së tij Michelle Williams e cila mori vetëm 1000 dollarë për të njejtën gjë. Të gjitha këto para 51-vjeçari i’a dhuroi lëvizjes kundra ngacmimeve seksuale, “Time’s Up” për fushatat e tyre të ardhshme.