OpenAI dhe gjiganti mediatik gjerman shpallin marrëveshjen e re, ja se për çfarë bëhet fjalë!

vovalbania December 14, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
OpenAI dhe gjiganti mediatik gjerman shpallin marrëveshjen e re, ja se për çfarë bëhet fjalë!

ChatGPT së shpejti do të përmbledhë artikujt e lajmeve nga Politico, Business Insider dhe të tjera media në pronësi të Axel Springer. Siç është bërë e ditur, është arritur një marrëveshje e re e paprecedentë që mund të formësojë të ardhmen e marrëdhënies së gazetarisë me inteligjencën artificiale. Siç raportohet, marrëveshja midis OpenAI dhe Axel Springer do të përfshijë të gjitha markat mediatike të Axel Springer, të cilat përfshijnë Politico, Business Insider dhe mediat evropiane Bild dhe Welt.

Sipas marrëveshjes, OpenAI do të paguajë Axel Springer për qasje në përmbajtjen e tij të lajmeve. Kompanitë thonë se marrëveshja do të përmirësojë përvojën e AI për klientët duke krijuar mundësi të reja financiare që mbështesin një të ardhme të qëndrueshme për gazetarinë. Rikujtojmë, se Europa arriti një marrëveshje të përkohshme mbi rregullat e përdorimit të Inteligjencës Artificiale, përfshirë përdorimin e saj nga qeveritë, në shqyrtimin e të dhënave biometrike, si dhe mënyrën e rregullimit të sistemeve të Inteligjencës Artificiale si ChatGPT.

Me këtë marrëveshje politike, BE-ja duket se po shkon drejt shndërrimit në fuqinë e parë të madhe botërore, që miraton ligje që rregullojnë Inteligjencën Artificiale. Akordi mes vendeve të BE-së dhe anëtarëve të Parlamentit Europian erdhi pas gati 15 orësh negociatash që pasuan një debat pothuajse 24-orësh.

Ndërkaq, vlen të theksojmë se është fillimi i një epoke të re të Inteligjencës Artificiale në Google, epoka e Gemini. Gemini është produkti më i fundit i Google, të cilin Pichai e prezantoi për herë të parë në konferencën e zhvilluesve I/O në qershor dhe tani po lançohet për publikun. Bëhet fjalë për një platformë që thuhet se u testua për zgjidhjen e shumë problemeve në disa fusha, përfshirë matematikën dhe shkencat humane.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE