Për ju që ende nuk e keni provuar të qëndroni një natë të tërë pa gjumë, ja se çfarë ndodh me trupin tuaj!
Shumë njerëzve u ka ndodhur që të qëndrojnë një natë pa gjumë. Ky veprim mund ta dëmtojë organizmin tuaj. Sipas rekomandimeve të organizatave shëndetësore, të rriturit duhet të flenë nga shtatë deri në nëntë orë gjatë natës, ndërsa mungesa e gjumit mund të rris rrezikun e shumë problemeve shëndetësore.
Megjithatë, sipas studimeve të reja, kur kaloni më shumë se 18 orë pa gjumë, presioni i gjakut do të fillojë të rritet dhe kjo rrit rrezikun e një ataku kardiak ose goditjeje në tru. Përveç kësaj, një natë pa gjumë mund t’i ulë ndjeshëm nivelet e testosteronit te meshkujt. Mjeku Andrey Zinchuk thotë se mungesa e gjumit mund ta dëmtojë trurin dhe të ndikojë në mënyrën se si ndërveproni me njerëzit. Mund të shkaktojë nervozizëm, të rris stresin dhe të ulë përqendrimin. Gjumi i keq rrit gjithashtu rrezikun e obezitetit dhe diabetit, sëmundjeve të zemrës, humbjes së kujtesës dhe sëmundjeve të tjera.
Sipas Healthdirect, mungesa e gjumit mund të rritë nivelet e dopaminës në organizmin tuaj. Edhe pse ky tingëllon si një lajm i mirë mjekët këshillojnë që të mos e bëni këtë në asnjë mënyrë. Në fakt, ata rekomandojnë që kohën e lirë ta shfrytëzoni për një shëtitje ose ndonjë lloj aktiviteti tjetër fizik. Nëse ju duhet shumë kohë për t’ju marrë gjumi, kjo mund ta shkurtojë kohën e fjetjes dhe të ndikojë në shëndetin tuaj. Sipas ekspertit Brad Raper, është normale të nevojitet pak kohë derisa të bini në gjumë gjatë natës, por kjo mund të japë të dhëna për shëndetin tuaj.
E ashtuquajtura latenca e gjumit është koha që ju duhet për të fjetur. Këtu matet periudha ndërmjet momentit kur një person shkon për të fjetur dhe fillimit të gjumit. Përveç dhënies së njëfarë pasqyre për cilësinë e përgjithshme të gjumit, vonesa mund të ndikojë në sasinë e gjumit që bëni në përgjithësi. Me kalimin e kohës, mungesa e gjumit mund të rris rrezikun e problemeve shëndetësore, si obeziteti, presioni i lartë i gjakut, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe depresioni.