Detaje të reja nga dhuna seksuale e dy motrave, kallëzimin e bëri burri i njërës prej tyre

vovalbania December 15, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Detaje të reja nga dhuna seksuale e dy motrave, kallëzimin e bëri burri i njërës prej tyre

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku dy persona kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy vajza.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin Ardit Nano dhe 20 vjeçarin Andon Shoshari, të dy banues në Berat, të cilët kanë rënë në pranga të policisë.

Ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 motra, njëra 19 vjeçe dhe një të mitur 16 vjeçe.

Burime për mediat bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur me datë 7 dhjetor, por dy motrat kanë pasur frikë të bëjnë denoncimin.

Ka qenë bashkëshorti i njërës prej vajzave që ka bërë kallëzimin në polici, e më pas janë vënë në pranga dy të rinjtë.

Burime të policisë bëjnë me dije se të dy motrave i është bërë ekspertiza mjeko ligjore e cila vërteton aktin e përdhunimit nga të dy shtetasit. Dy vajzat dhe autorët i përkasin komunitetit rom.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65817 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE