Masa ajrore të ftohta, parashikimi i motit për sot!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të ketë kushte atmosferike të qëndrueshme, si rezultat i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash, si edhe me intervale kthjellimesh. Vranësirat do të pasohen me reshje të dobëta shiu përgjatë Ultësirës Perëndimore ndërsa në relievet malore, në lartësitë mbi 800 metër në verilindje e juglindje do të shoqërohen me reshje shiu dhe dëbore, me intensitet të ulët. Mjegull e dendur/mjegullinë ka në orët e mëngjesit në zonat luginore të territorit.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut e me shpejtësi mesatare 3-11 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fryn relativisht intensive e me shpejtësi deri në 13-21 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
2/8
Diell re
Kukës
-1/0
Diell re shi/borë
Lezhë
7/10
Diell re
Dibër
1/3
Diell re shi/borë
Durrës
8/12
Diell re
Tiranë
8/12
Diell re
Elbasan
7/10
Diell re
Berat
7/13
Diell re
Vlorë
7/11
Diell re
Korçë
-1/2
Re shi/borë
Gjirokastër
5/10
Diell re
Sarandë
8/12
Diell re