Honor arrin një marrëveshje me Porsche Design!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Honor arrin një marrëveshje me Porsche Design!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/12//honor-arrin-nje-marreveshje-me-porsche-design.jpeg)
Së fundmi, kompania Honor ka njoftuar se ka rënë dakord për një partneritet me firmën e projektimit Porsche Design. Thuhet se në kuadër të këtij bashkëpunimi pritet të prodhohen telefona më të mirë. Një ndër thashethemet që konfirmoi ky partneritet është edhe modeli i ri i telefonit Honog Magic6 Porsche Design.
Ky model do të debutojë në muajin janar të vitit 2024. Honor si një ndër liderët në tregun kinez të telefonave, filloi ‘udhëtimin’ si kompani e pavarur në vitin 2020 dhe gradualisht mbushi boshllëkun që la Huawei. Porsche Design ka punuar më parë edhe me kompaninë Huawei, ndërsa tani do të shohim versionin e ri si rezultat i bashkëpunimit me kompaninë Honor.