Shqipëria mbyll mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit, Hasani takon kreun e OKB!

vovalbania December 16, 2023 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shqipëria mbyll mandatin 2-vjeçar në Këshillin e Sigurimit, Hasani takon kreun e OKB!

Gjatë vizitës së tij në Nju Jork, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres. Në fokus të takimit ishte puna e Shqipërisë gjatë mandatit të saj dy-vjeçar në Këshillin e Sigurimit si dhe përpjekjet për rigjallërimin e bashkëpunimit shumëpalësh.

Ministri Hasani e siguroi Sekretarin Guterres për angazhimin e palëkundur të Shqipërisë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut, ruajtjen e ligjit ndërkombëtar, Kartën e OKB-së dhe garantimin e llogaridhënies. Fundi i vitit 2023 shënon edhe përmbylljen e mandatit dy-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë kësaj periudhe dy-vjeçare vendi ynë me përkushtimin dhe pjesëmarrjen aktive në punimet e Këshillit ka dëshmuar qartë se i përket një aleance vlerash politiko-strategjike të konsoliduara prej vitesh, si një vend që ka bërë dhe vazhdon të japë një kontribut të qenësishëm për paqen dhe stabilitetin global, duke pasur si prioritet rajonin, kontinentin evropian e më gjerë.

Fundi i vitit 2023 shënon përmbylljen e mandatit dy-vjeçar të Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit rë Kombeve Të Bashkuara.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE