​Zgjedhjet në Serbi, “Europe Elects”: Mediat vazhdojnë të kontrollohen nga qeveria!

vovalbania December 17, 2023 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
​Zgjedhjet në Serbi, “Europe Elects”: Mediat vazhdojnë të kontrollohen nga qeveria!

“Europe elects”, që bën mbledhjen e sondazheve dhe analizave të zgjedhjeve në Evropë, ka konkluduar se sot edhe në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Serbi, mediat vazhdojnë të dominohen nga qeveria.

Në një postim nëX, Europe elects ka përmendur raportin e qeverisë me përfaqësuesi e opozitës sipas televizionit kombëtar serb.

“Serbi, zgjedhjet e parlamentit kombëtar sot: mediat vazhdojnë të dominohen nga qeveria. Në gjysmën e parë të fushatës zgjedhore, raporti i qeverisë me përfaqësuesit e opozitës në televizionin kombëtar ishte 81% me 19%”, thuhet në postim.

Në Serbi po zhvillohen sot zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, lokale e krahinore. Të drejtë vote kanë rreth 6.5 milionë banorë, të cilët mund të votojnë deri në ora në 20:00. Kjo e drejtë u rezervohet dhe serbëve të Kosovës të cilët janë dyndur në stacionet e autobusëve dhe në mënyrë të organizuar janë nisur nga Veriu i Kosovës drejt Serbisë.

Ndërkaq shqiptarët e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit do të marrin pjesë me dy lista.

 “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon-Shaip Kamberi” udhëhiqet nga Shaip Kamberi, ndërsa “Alternativa Demokratike Shqiptare-Lugina e Bashkuar”, thaa Shqipërim Arifi.

Kandidati për deputet në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi i Listës “Beteja politike e shqiptarëve vazhdon”, tashmë ka hedhur votën e tij në zgjedhjet që po mbahen atje.

Në një postim në Facebook, Kamberi u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve të Luginës së Preshevës, që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

“Ftoj Shqiptarët e Luginës së Preshevës të shfrytëzojnë masovikisht të drejtën e tyre të votës dhe të sigurojnë përfaqësim parlamentar”, ka shkruar Kamberi.

Ndërsa në deklaratën e tij para mediave ai është shprehur se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë faj që shqiptarët po garojnë në këto zgjedhje me dy lista.

“Të shohim ndoshta moti i ftohtë, dimri, dita e shkurtër çfarë ndikimi mund të ketë. Megjithatë, unë besoj që ne do të arrijmë të kalojmë censusin e nevojshëm për të pasur një mandat….Sot është koha e zgjedhjeve, sot është koha për të motivuar njerëzit, për të mos kërkuar fajtorin. Gjithë ata që marrin pjesë duhet të bindin elektoratin e vet për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe t’i ftojë ata të dalin. As Kosova dhe as Shqipëria nuk mund të ketë faj, se edhe Kosova edhe Shqipëria kanë bërë përpjekje, në radhë të parë Kosova që ka nisur këtë proces, për të unifikuar një listë, nuk është arritur dhe tash nuk kemi kohë të vajtojmë sot”, shkroi më tej Kamberi.

Ai u shpreh optimist se do të arrijë të fitojë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur deputet shqiptar në Parlamentin e Serbisë. Kamberi theksoi se në politikë nuk ka vend për pesimizëm, ose duhet ta lësh profesionin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65723 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE