Lore zbulon projektin e saj të ri dhe jo vetëm!

vovalbania September 06, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lore zbulon projektin e saj të ri dhe jo vetëm!

‘Lancio’ nisi ditën e djeshme episodin e parë për këtë sezon të ri televiziv për të sjellë te ju muzikën më të mirë dhe padyshim shoqëruar me to, Albana sjell për ju dhe informacione nga më të ndryshmet, nga e hëna në të premte, në orën 20. Këtë sezon të ri, ‘Lancio’ erdhi me një të ftuar që në fakt nuk është hera e saj e parë. Lore na tregoi në intervistën e saj ekskluzive për TAR lidhur me projektin e saj të ri dhe jo vetëm.

Si fillim, këngëtarja na foli për muzikën e cilave viteve është e tërhequr dhe ku e sheh më shumë veten.

Kemi parë shumë materiale të viteve ’80 -’90 që janë risjellë. I dashuroj. Jam fanse e viteve ’80-’90. Është studiuar që vitet kanë qenë të arta edhe muzikalisht gjithashtu. Unë jam gocë pop-i, vitet 2000 janë për mua.

Për herë të parë, Lore na tregon se si lindi ideja, titullin dhe si u krijua projekti i saj më i fundit muzikor/

‘Extasy’, titulli është ‘highlight’ i këngës, pasi është fraza që përmendet më shpesh. Ishte si e faktuar që në fillim kur shkruajtëm tekstin. Ky bashkëpunim me naBBoo ka qenë shumë eksperiencë e lezetshme. E krijuam në studion e naBBoo-s në Maqedoni. Kam qenë bashkë me Alban Kondin, i cili është dhe tekstshkruesi i këngës. Materiali është shkruajtur në anglisht, pastaj u përkthye në shqip. Këtë material mund ta marrë një shtëpi e huaj diskografike për shpërndarje internacionale. Jemi në proces negociatash. Materiali është shkruajtur për 3 orë, me gjithë produksion, tekst, energjia është e mirë dhe materiali doli shumë i mirë. Ishte befasuese dhe për ne. Unë jam super e lumtur me materialin si është finalizuar, por është herët për të thënë nëse i ka përmbushur pritshmëritë. Ky ishte klipi im i parë. Isha vetja. 

Në rubrikën e re në ‘Lancio’, Lore u vendos para pyetjeve ku duhej të jepte një përgjigje me, në fakt ‘top 3’ vendet e para.

3 këngët e preferuara: Words of Silence, Viva La Vita nga Coldplay dhe Frozen e Madonna.

3 njerëzit e preferuar në jetën tënde: mami, babi, vëllai.

3 cilësitë më të mira që ka: empatia, kreativiteti, modestia.

3 më të këqijat: perfeksionizmi, mbindjeshmëria, autokritike e tmerrshme.

3 vende që mund të bënte dashuri: Avioni është ‘nice’, natyrë kam përshtypjen, ishujve dhe në qendër tregtare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65807 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE