Bora apo Donaldi, cili impresionoi më shumë publikun shqiptar pasi ndoqën filmin “5 Herë Jo”?!
Premiera absolute e filmit “5 Herë Jo” me protagonistë Bora Zemanin dhe Donald Veshaj u kurorëzua me një mbrëmje plot shkëlqim dhe të ftuar të veçantë. Në parakalimin e tapetit të kuq të gjithë kishin rezervuar një shfaqe të veçantë për nder të këtij eventi të shumëpritur. Artistë, sipërmarrës, njerëz të medias, spektaklit dhe politikës bënë një ‘gëzuar’ për këtë krijim të ri artistik.
Një komedi romantike, me protagonistët Bora dhe Donaldi, në rolet e Jorës dhe Gjergjit, dhe sfidën e komplikuar të dashurisë së tyre që zhvillohet për aq kohë sa ata të dy konkurrojnë për të fituar një projekt të madh televiziv. Në televizionin më të madh në vend po hidhet ideja për të realizuar show-n më të rëndësishëm i cili do të jetë programi kryesor i televizionit për sezonin e ardhshëm. Jora (Bora) është në garë me Klarën, një tjetër producente e televizionit, dhe të dyja janë të gatshme të bëjnë gjithçka për të fituar projektin, edhe me goditje nën brez.
Jora dhe stafi i saj mendojnë se një armë e fortë mund të jetë sjellja në Shqipëri e Gjergjit (Donaldi), një regjisor shqiptar i cili prej vitesh jeton dhe punon me sukses ne Vienë. Gjergji ka famën e të qënit një regjisor kreativ, energjik, profesional dhe një djalë i qeshur, i thjeshtë, simpatik dhe naiv per të kuptuar hilet e shëmtuara që do t’i ndodhin në këtë eksperiencë. Në një udhëtim të organizuar nga pronari i televizionit për të gjithë stafin, në fund të të cilit do të shpallet fituesi i projektit, Jora dhe Gjergji do të përfshihen në një rrugëtim plot aventura, intriga dhe emocione të forta të cilat do ta çojnë Jorën përballë një zgjedhje. Nën regjinë e Erion Bubullimës dhe me protagonistë Bora Zemanin, Donald Veshaj, Agron Llakaj, Egla Ceno etj, filmi ngjalli të qeshura pa fund.
Filmi më i komentuar ditët e fundit vjen tashmë në kinema. Duke filluar nga 13 Dhjetori, “5 Herë Jo” mund ta ndiqni në çdo kinema. Mos e humbisni rastin për të ndjekur një komedi romantike, që pritet të krijojë shumë pëlqyeshmëri tek publiku. Për bileta vizitoni films.top-channel.tv