Parashikimi i motit, e mërkurë, 20 dhjetor 2023!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Parashikimi i motit, e mërkurë, 20 dhjetor 2023!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2023/12//parashikimi-i-motit-e-merkure-20-dhjetor-2023.jpg)
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të ftohta dhe të thata me origjinë veriore.
Moti parashikohet i kthjellët. Në orët e mesditës pritet shtim i vranësirave deri në mesatare të larta transparente.
Mjegull/mjegullina do të jetë prezente në orët e mëngjesit në zonat luginore, nuk do të mungojnë as ngricat përgjatë akseve rrugore në relievet malore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtesi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa në bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri 8-10 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
0/14
Diell
Kukës
-2/5
Diell
Lezhë
7/16
Diell
Dibër
-2/10
Diell
Durrës
3/17
Diell
Tiranë
2/19
Diell
Elbasan
4/16
Diell
Berat
-1/13
Diell
Vlorë
0/15
Diell
Korçë
-1/7
Diell
Gjirokastër
-4/13
Diell
Sarandë
4/16
Diell